Opozita ka thirrur qytetarët sot në një protestë për të kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Këtë kërkesë demokratët e artikuluan që pas publikimit të audiopërgjimit të pretenduar mes Albert Veliut dhe vëllait të ministrit të Brendshëm, duke kulmuar me organizimin e sotëm. Pritet që në orën 11.00 qytetarët të cilët i janë bashkuar ftesës së opozitës për të qenë pjesë e kësaj proteste të mblidhen në sheshin përpara godinës së Ministrisë së Brendshme, për të marshuar më pas drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Partia Demokratike njoftoi se qytetarët të shumtë nga të gjitha rrethet e vendit u nisën mëngjesin e sotëm për t’iu bashkuar protestës. Përfaqësuesit opozitarë ngulmojnë në kërkesën e tyre për dorëheqejn e Xhafajt, pasi e akuzojnë atë për mbështetjen që i dha vëllait të tij, i cili është i dënuar për narkotrafik. /abcnews.al
Opozita në protestë, kërkon dorëheqjen e Xhafajt
schedule09:25 - 26 Maj, 2018
schedule 09:25 - 26 Maj, 2018