Policia i sekuestron 67 mijë paund në Rinas një 63-vjeçari nga Tunizia

schedule09:23 - 26 Shtator, 2020

schedule 09:23 - 26 Shtator, 2020

Policia Kufitare në Rinas ka sekuestruar 67850 paund. Si pasojë, ka proceduar penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Mësohet se këtij të fundit i janën gjetur në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe.

Në këtë mënyrë, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 67850 paund.

Procedohet penalisht nje 63-vjeçar nga Tunizia.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, shtetasin J. D., 63 vjeç, lindur në Tunizi dhe banues në Angli.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetasit të lartpërmendur, në çantën e tij të shpinës dhe në valixhe, shërbimet e Policisë Kufitare, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 67850 paund.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga ana e seksionit të ZMP-së, shtetasi J. D. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!