Mesfushori i Milanit, Lucas Paqueta, është shumë pranë largimit nga kuqezinjtë. Pas një sezoni të vështirë ku braziliani luajti shumë pak, duket se më në fund ai është bindur për t’u larguar nga Milano. Është klubi i Lyon ai që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij dhe më në fund marrëveshja po merr formë.
Sipas raportimit të “SportMediaset”, 23-vjeçari e ka kuptuar që është jashtë planeve të trajnerit Pioli dhe ka dhënë dritën jeshile për të kaluar në radhët e Lyon. Klubet kanë nisur negociatat mes tyre dhe deri më tani mësohet se kuqezinjtë kanë kërkuar 20 deri në 22 milionë për kartonin e tij.
Ndërkohë nga ana tjetër klubi francez kërkon të përdorë formulën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Lyon ka propozuar që blerja e kartonit të kthehet në obligim në rast të kualfikimit në Champions League. /abcnews.al