Të hënën Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhet në orën 11:00 për të shqyrtuar amendamentet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Për shqyrtim janë dy nismat “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.
Depozituar 14.01.2020 – deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri
Depozituar 17.01.2020 – deputeti Ralf Gjoni
Do të shqyrtohen gjithashtu:
Amendamente të propozuara nga deputetët:
Damian Gjiknuri
Klotilda Bushka
Taulant Balla, depozituar më 21.09.2020
Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020
Amendamente të propozuara nga deputetët:
Myslym Murrizi
Halit Valteri
Rudina Hajdari
Arlind Çaçani
Ralf Gjoni
Arben Elezi
Alban Zeneli
Halil Jakimi
Korab Lita
Koçi Tahiri
Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020
Mbledhja do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare. /abcnews.al/