Skuadra e Maccabi Haifa siguroi kalimin për në fazën e play-off të Europa League mbrëmjen e djeshme, pasi arriti të fitojë në transfertën e Rostov me rezultatin 1-2. Tashmë skuadra izraelite do t’i duhet të përballet me gjigandët e Tottenham për të siguruar një vend në fazën e grupeve. Ata nuk ia kanë aspak frikën anglezëve.
Një video e mesfushorit të Maccabit, Mohammad Abu Fani, është bërë virale në rrjetet sociale. 22-vjeçari kanë qenë tëpër i lumtur pas arritjes së fitores kundër ekipit rus dhe ka festuar si i çmendur në dhomat e zhveshjeve.
https://youtu.be/sZ1LuZ5qua0
Madje Abu Fani ka dhe një mesazh direkt për Tottenhamin, konkretisht për kapitenin e tyre, Harry Kane. “Harry Kane më rruan le*ht”, thotë Fani gjatë festës në dhomat e zhveshjeve, ndërkohë që reagimet kanë qenë negative.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë dueli mes tyre javën e ardhshme. Përballja është programuar për t’u zhvilluar me datë 1 tetor në Londër, në “Tottenham Hotspur Stadium”, prej orës 19:00. /abcnews.al