Bayern Munich triumfoi 2-1 kundër Sevilla në finalen e Superkupës së Europës dhe ngritën trofeun e katër. Nëen drejtimin e Hans Flick bavarezët kanë qenë një “makineri”, duke fituar 23 takime radhazi.
Kampionët e Gjermanisë bëhen skuadra e vetme në pesë ligat kryesore që e ka bërë diçka të tillë, pasi ka thyer rekordin e Real Madrid. Në periudhën shtator-dhjetor 2014, spanjollët kishin fituar 22 ndeshje me trajnerin Carlo Ancelotti në krye.
BAY 2-1 SEV (FT) – El Bayern es el primer equipo de cualquiera de las cinco grandes ligas europeas que logra enlazar 23 partidos oficiales consecutivos con victoria. Supera el anterior récord del Real Madrid de Carlo Ancelotti, que llegó a 22 entre septiembre y diciembre de 2014. pic.twitter.com/ZxkbtFL7zs
— MisterChip (Alexis) (@2010MisterChip) September 24, 2020
DEKLARATA – Manuel Neuer edhe mbrëmë u tregua vendimtar me pritjet e tij, duke i mohuar golin Sevilla në fund të ndeshjes. Portieri gjerman është vlerësuar maksimalisht edhe nga mesfushori Ivan Rakitic, i cili këtë verë u largua nga Barcelona.
Kroati, pas ndeshjes me Bayern, ka deklaruar: “Fillimisht urime Bayernit. Edhe këtë herë pamë se sa i rëndësishëm është Neuer për ta. Mendoj se e them këtë pas çdo ndeshjeje kundër Bayern.
Kishim dy mundësi shumë të mirë për të realizuar, por ai thjesht na ndaloi. Pavarësisht gjithçkaje, ne mund të jemi krenarë për mënyrën se si luajtëm kundër ekipit më të mirë në botë”.
https://twitter.com/i/status/1309233210514190342

