36-vjeçari tenton të vetëvritet me thikë në banesën e vjehrrit

schedule09:34 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:34 - 25 Shtator, 2020

Një 36-vjeçar banues në Tiranë ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës, në banesën e vjehrrit.

Sipas policisë 36-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal në Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Sakaq në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Patos/Informacion paraprak

Sot rreth 08:30, në Patos, në banesën e vjehrrit të tij, shtetasit S. A., dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi T. J., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!