Artan Pogoni, trajner volejbolli dhe pedagog në Universitetin Marin Barleti, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Pogoni, në fjalën e tij, u shpreh: “Futbolli ka bërë kërkesat e tij, i ka vënë në tavolinë. Kanë rënë dakord të heshtin për një javë.
Qeveria po del dhe po flet fjalët e famshme për sportin, prej 7 vitesh e gjysmë. Ne dalim dhe analizojmë, por për çfarë? Kjo punë shkon në nivele qesharake.
E keni dëgjuar ndonjëherë Këshillin e Sportit? E keni dëgjuar ndonjëherë të mblidhen? Janë organizata që nuk funksionojnë fare. Asnjë reagim, asnjë prononcim. KOKSH, asnjë prononcim. Ndërkohë, FSHF, e cila dhe bojkoton, është e vetmja që reagon.
Pra, jemi në një situatë kaotike totale, ku ne duhet të rrimë dhe të dëgjojmë çfarë thotë Fidel Ylli dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj”, u shpreh Pogoni./abcnews.al

