Floresha Zhidru, bashkëshortja e të moshuarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme nga RENEA në Elbasan po vijon të merret në pyetje nga grupi hetimor. Mësohet se ajo ka dalë me shapka nga shtëpia në momentin kur i shoqi ka nisur të qëllojë me armë zjarri pasi ka marrë vesh se efektivët e policisë po shkonin në shtëpinë e tij.
Është ende e paqartë se si ka arritur të dalë nga banesa 45-vjeçarja, pasi i shoqi i armatosur kishte nisur të hapte zjarr ndaj efektivëve të policisë.
Gazetari Aldo Kozarja raporton se në momentin e të shtënave vajza e tyre 13-vjeçare nuk ka qenë në banesë. Ajo ka qëndruar poshtë shtëpisë për 5 orë bashkë me grupin negociator duke u përpjekur të bindë babanë që të dorëzohet, nën asistimin e një psikologu.
Floresha Zhidru po vijon të merret në pyetje nga uniformat blu, ndërsa prokuroria pritet të ngrejë një akuzë ndaj saj për moskallëzim krimi pasi nuk ka treguar se i shoqi mbante municion luftarak në banesë.
71-vjeçari u ekzekutua nga forcat RENEA pasi nuk pranoi të dorëzohej, duke hapur zjarr ndaj policisë./mv. abcnews.al