Gazetari i Abc News Aldo Kozarja mëson se bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, Floresha Zhidru e kishte shpëtuar disa herë nga burgu burrin.
47-vjeçarja e kishte denoncuar mbi 5 herë për dhunë, raporton gazetari Aldo Kozarja, por në momentin që oficerët i kërkonin që të firmoste kallëzimin kundër bashkëshortit, Floresha Zhidru e tërhiqte, ndërsa nuk kishte urdhër mbrojtje.
Por, i moshuari vijonte që ta dhunonte gruan. Sot ai e kërcënoi madje se do ta vriste me automatik, por Floresha Zhidru arriti që të dilte me shpejtësi nga shtëpia duke mbyllur derën dhe njoftuar policinë. Lefter Zhidru hapi zjarr edhe kundër policisë, por fundin e kishte tragjik, pasi u ekzekutua nga RENEA. db/Abcnews.al