Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, Floresha Zhidru do të hetohet për moskallëzim krimi. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ajo nuk ka kallëzuar në polici se i shoqi mbante armë dhe kallëp tritoli në banesë.
Ajo po merret në pyetje aktualisht , ndërsa pritet të ngrihet akuza për moskallëzim krimi. Lefter Zhidru kishte vendosur kallëp tritoli te dera, ndaj edhe ndërhyri RENEA.
RENEA tentoi që ta bindte përmes vajzës së tij, 13-vjeçe të cilën e nxori poshtë pallatit përballë dritares së katit të dytë ku qëndronte 71-vjeçari. /mv. abcnews.al