Ndryshimet klimatike, New York më i rrezikuari nga shkrirja e akujve në Antarktidë

schedule15:53 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:53 - 24 Shtator, 2020

New york, Tokyo dhe Londra janë disa nga qytete më të famshme të cilat rrezikojnë pasoja katastrofike si rrjedhojë e shkrirjes së akujve në Antarktidë. Shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se sa më shumë rriten temperaturat aq më i shpejtë bëhet procesi i shkrirjes së akujve, në mënyrë të vazhdueshme.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “Nature”, u krye nga Instituti i kërkimeve për impaktin klimatik të Potsdam, dhe nga universiteti Kolumbia në New York.
Modeli i publikuar tregon se me një rritje prej dy gradësh të temperaturave mesatare globale në krahasim me vlerat para – industriale, rritja e nivelit global të deteve do të ishte prej 2 metrash e gjysëm. Shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se sa më shumë rriten temperaturat aq më i shpejtë bëhet procesi i shkrirjes së akujve, në mënyrë të vazhdueshme.

Pika e mos kthimit është ajo e 10 gradëve, një prag kritik që do të korrespondonte me zhdukjen e akujve në Antarktidë. Si pasojë, rritja e nivelit të deteve do të sillte pasoja katastrofike për qytete më pranë brigjeve si New York dhe Shangai. Antarktida ruan më shumë se gjysmën e ujit të ëmbël të Tokës, në gjendje të ngrirë.

Sipas studimit nëse do të ketë një rritje të temperaturës me katër gradë niveli i deteve do të rritej me më shumë se 6 metra, dhe 16 gradë – 12 metra. Fakti më shqetësues është se nëse shkrin, akulli nuk do të mund të kthehet në gjendjen t tij fillestare dhe nëse temperaturat do të uleshin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!