Shenjat e plumbave të kallashit që terrorizuan Elbasanin, RENEA po negocion me autorin

schedule15:24 - 24 Shtator, 2020

schedule 15:24 - 24 Shtator, 2020

Breshëria e plumbave të kallashnikovit mesditën e sotme terrorizoi qytetin e Elbasanit, ndërsa rrezikshmëria ende nuk ka kaluar, pasi autori Lefter Zhidru nuk pranon që të dorëzohet.

Abcnews.al sjell pamjet nga terrori në Elbasan, ku plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rëastësishëm, por kapën edhe disa makina, shenjat e të cilave duken në foto.

Efektivët e policisë së Elbasanit, FNSH, por edhe RENEA përmes negociatorit vijon që të tentojë që të bindë të moshuarin që të dorëzohet.

Komunikimi po bëhet edhe përmes të afërmëve të 71-vjeçarit për ta bindur që të dorëzohet, por deri tani nuk ka asnjë rezultat nga negociatat.

Abcnews.al mëson se një prej të plagosurve ka një marrë një plagë në këmbë, por fatmirësisht të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Elbasanit. Ngjarja e rëndë vijon prej dy orësh ndërsa lagja është e bllokuar nga policia. Ngjarja nisi pas një konflikti mes çiftit të bashkëshortëve ky më pas kryefamiljari Zhidru, ka qëlluar drejt forcave të policisë. db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!