“Skënderbeu tenton amnistinë”, korçarët hedhin poshtë skenarin e shpëtimit

schedule12:54 - 24 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 24 Shtator, 2020

Skënderbeu ka reaguar pas lajmit t publikuar ditën e sotme, ku thuhej se korçarët po planifikonin të kërkonin amnisti nga UEFA për dënimin për trukime ndeshjesh (1 milion euro dhe 10 vite pezullim nga kupat e Europës). Klubi korçar ka dalë me një komunikatë të shkurtër dhe hedh poshtë gjithçka.

“Në përgjigje të interesit të tifozëve bardhekuq, jemi të detyruar të mohojmë̈ kategorikisht lajmin e publikuar sot në median e shkruar dhe online. Faleminderit për dashamirësinë e treguar, por lutemi të jeni më korrekt në lidhje me lajmet e publikuara”, shkruhet në reagimin e bërë nga Futboll Klub Skënderbeu.

ÇFARË SHKRUHEJ NË ARTIKULL – E përditshmja sportive, “Panorama Sport”, në numrin e sotëm shkruante se “Nga Skënderbeu do të kërkohet një amnisti dhe plani tashmë është i qartë. Nuk është thjesht një hipotezë, pasi burime të mirinformuara tregojnë se për këtë po lobon edhe vetë FSHF. Më konkretisht, më 2 mars të vitit 2021, UEFA organizon në Minsk të Bjellorusisë kongresin e 45-të.

Shpesh qeveria e futbollit europian, kur ka pasur data jubilare në kongreset e ndryshme, ka shqyrtuar kërkesa të çdo natyre për amnisti. Zakonisht këto janë parë sa herë UEFA ka qenë në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri.

Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se 2021-shi e fut Skënderbeun në vitin e pestë që prej marrjes së dënimit, paçka se sportivisht ka shlyer vetëm 3 nga 10 vite, do të dërgohet një shkresë e përpiluar në atë mënyrë që mund të bindë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!