Sulmuesi i Leicester Cityt, Faiq Bolkaih, është transferuar te klubi portugezi i Maritimo. 22-vjeçari nuk njihet shumë për aftësitë e tij në fushën e lojës, madje ai nuk luajti asnjë ndeshje për “Dhelprat”, por ai cilësohet si futbollisti më i pasur në botë.
Bolkaih është djali i sulltanit të Bruneit dhe është një nga trashëgimtarët e pasurisë prej 22 miliardë paund të Hassanal Bolkaih. Babai i tij, Jefri, është vëllai i manjatit të naftës, çka e bën lojtarin anëtar të familjes mbretërore.
Edhe pse nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje profesionale në Angli, ai ka arritur të luajë plot nëntë herë për kombëtaren e tij, ku ka shënuar dhe një gol. Faiq ka lindur në Los Angelos dhe mund të luante për kombëtaren e Amerikës, por zgjodhi të përfaqësonte vendin e tij dhe për të qëndruar më pranë familjes. /abcnews.al