Berlusconi e bind, Kevin Prince Boateng drejt Monza në Serie B

schedule11:57 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:57 - 24 Shtator, 2020

Mesfushori i Fiorentinës, Kevin Prince Boateng, është shumë pranë largimit nga klubi “Vjollcë”. Sipas raportimit të “La Gazzetta dello Sport”, është klubi i Monzës ai që ka arritur të sigurojë shërbimet e ganezit dhe pritet të nënshkrojë një kontratë 1-vjeçare me klubin e Serie B.

33-vjeçari, i cili në sezonin e fundit ishte në huazim në radhët e Besiktas në Turqi, është i përzgjedhuri i parë nga presidenti i Monzës, Silvio Berlusconi. Objektivi i tij është ngjitja e Monza në Serie A.

Kujtojmë që ata e përfunduan sezonin e kaluar në vendin e parë në Serie C dhe tashmë kërkojnë të ndërtojnë një ekip të denjë për të luftuar për një nga vendet që të çojnë mes më të mirëve. Flitet se në kontratën e Boateng do të jetë dhe opsioni për të rinovuar dhe për një sezon tjetër. /abcnews.al