Sherr me thika në Durrës, një i plagosur

schedule18:13 - 23 Shtator, 2020

schedule 18:13 - 23 Shtator, 2020

Një person ka mbërritur i plagosur në urgjencën e spitalit te Durrësit. Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë.

I lënduari L.B., rreth 60 vjeç është qëlluar me thikë nga një person me të cilin ishte konfliktuar.

Sakaq, grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2020, rreth orës 17:10, jemi njoftuar nga Urgjenca e Spitalit Rajonal Durrës, se ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës (thikë), në rrethana ende të paqarta shtetasi L.B., rreth 60 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë janë duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!