Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mbappe në një sherr racist/ Kapiteni i Francës, polemikë me një senatore nga Paraguaji

schedule13:03 - 7 Korrik, 2026

schedule 13:03 - 7 Korrik, 2026

Është e turpshme kur zbritet në nivele të tilla. Njëri nga yjet kryesorë të Botërorit, Kilian Mbape, është përfshirë në një debat racist në distancë me një senatore nga Paraguaji, pas komenteve të tij për ndeshjen që Franca e fitoi me shumë vuajtje pikërisht ndaj kombëtares së këtij vendi.

Mbape akuzoi ekipin përfaqësues paraguajan për lojë të pistë e të rrezikshme, duke përdorur edhe fjalë disi të skajshme, dhe senatorja Seleste Amarija e sulmoi ashpër në rrjetet sociale.

Në një postim të sajin, senatorja e quajti Mbapenë “një kamerunas të kolonizuar, që përpiqet fort të duket si francez”, po ashtu “prepotent” dhe “pasunar të ri”.



Kapiteni I Francës nuk vonoi për të dhënë përgjigjen.

Sulmuesi botoi një mesazh po në rrjetet sociale duke e cilësuar zonjën Amarija si një grua për t’u përbuzur, që nuk përfaqëson një vend plot pasion si Paraguaji, dhe që është raciste dhe e pandërgjegjshme.

Ndeshja e të tetave të finaleve të Botërorit ishte tepër e egër, dhe disa nga lojtarët paraguajanë u akuzuan se luajtën pisët dhe rrezikuan shëndetin e futbollistëve të Francës, duke I goditur rëndë, duke i provokuar e duke simuluar. Franca fitoi 1-0 pikërisht me gol nga Mbape në minutën e 70-të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!