Në 24 orët e fundit në Shqipëri 3 pacientë humbën jetë nga koronavirusi. Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, pacientët e shtruar në dy spitalet Covid, te Infektivi dhe Sanatoriumi nuk arritën që të mposhtin koronavirusin.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19 një 70 vjeçar nga Tirana, 71 vjeçar nga Lushnja dhe një 81 vjeçar nga Korça. Situata është e njëjtë me ditën e djeshme, që po ashtu u regjistruan 3 viktima.
Ndërkohë që janë kryer 887 testime dhe janë konfirmuar 121 të prekur me virusin SARSCOV2, 10 më pak se dje. Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 57 të prekur në Tiranë, 14 në Elbasan, 6 në Lezhë dhe Vlorë, 5 në Mirditë, 4 raste në Berat, 3 raste në Krujë, Lushnje, Patos, 2 raste në Kurbin, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Vorë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Librazhd, Kamëz, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, Divjakë, Fushë- Arrëz.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë 97 të shëruar, krahasuar me 47 që ishin dje. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (23 Shtator 2020)
Testime totale 82.233
Raste pozitive 12787
Raste të shëruara 7139
Raste Aktive 5278
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2616
Durrës 564
Shkodër 381
Lezhë 305
Elbasan 304
Korçë 249
Fier 244
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 105
Dibër 86
Gjirokastër 81
db/Abcnews.al



