Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ditë e trishtë për futbollin, shuhet ish-presidenti i klubit shqiptar

schedule10:38 - 23 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 23 Shtator, 2020

Shukri Sylejmani, ish-presidenti Gjilanit, është ndarë nga jeta. Klubi dardan që në përbërje ka disa futbollistë shqiptarë të Republikës së Shqipërisë e ka njoftuar përmes rrjeteve sociale lajmin e hidhur dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin se në mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë ish-presidenti i klubit tonë, Shukri Sylejmani. Ish-presidenti i klubit tonë, tashmë i ndjeri, Shukri Sylejmani, do të mbahet gjatë në mend për të gjitha sakrificat e bëra për klubin e Gjilanit dhe futbollin e sportin vendor në përgjithësi.

Me kontributin e tij, në vitet e vështira të pasluftës, ai dha gjithçka për skuadrën e Gjilanit dhe futbollin tonë. Presidenti, bordi drejtues dhe e gjithë skuadra e Gjilanit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Sylejmani dhe bashkëndjejmë dhimbjen me ta për humbjen e më të dashurit të tyre. Prehu në paqe, president Shukri Syljemani”, shkruan klubi i Gjilanit në rrjetet sociale. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!