Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Roma e Marash Kumbullës e pëson, Gjykata Sportive i jep fitoren Veronës

schedule16:51 - 22 Shtator, 2020

schedule 16:51 - 22 Shtator, 2020

Roma luajti në transfertë kundër Hellas Veronës në sfidën e parë të kampionatit në Serie A, duke barazuar 0-0. Por, Gjykata Sportive në Itali i ka dhënë fitoren 3-0 në tavolinë Hellas Veronës, pas një vendimi të marrë sot.

Penalizimi ka ardhur për shkak të gafës së klubit kryeqytetas, pasi mesfushori Diawara, i cili në listën e dorëzuar te Liga, ishte përfshirë te futbollistët nën 22 vjeç.

Por, mesfushori i kishte mbushur 23 vjeç me datë 17 korrik. Kjo gjë i ka kushtuar shtrenjtë Romës dhe pavarësisht se ndeshja me Veronën përfundoi 0-0, vendasit kanë siguruar 3 pikët në tavolinë, ndërsa Roma e Marash Kumbullës, e nis me zero./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!