Rama në Kryesinë e Kuvendit/ Takohet me Ruçin dhe Ballën

schedule15:01 - 23 Maj, 2018

schedule 15:01 - 23 Maj, 2018

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer takimeve të së mërkurës me kryetarin e Kuvendit. Gjatë paradites së sotme, kreu i qeverisë  u takua në Kryesinë e Kuvendit me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Ky takim zhvillohet një ditë para seancës plenare. Mësohet se është diskutuar mbi zhvillimet e pritshme në Kuvend. Opozita prej dy javësh është përpjekur të bllokojë punimet e seancave plenare dhe të komisioneve parlamentare pas akuzave të ngritura ndaj ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. /abcnews.al