Avionët “vatër” e përhapjes së Covid-19, një pasagjere infekton 15 të tjerë

schedule15:06 - 22 Shtator, 2020

schedule 15:06 - 22 Shtator, 2020

Udhëtimet e gjata me avion janë “vatër” e përhapjes së koronavirusit sipas një studimi të Qendrës për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Të dhënat  kanë zbuluar se gjatë fluturimit nga Londra për në Hanoi Vietnam, një pasagjere 27 vjeçare ka infektuar 15 persona të tjerë, shkruan NBC.

Sapo mbërriti në Vietnam,  27 vjeçarja  iu nënshtrua testit të Covid-19 pasi kishte temperaturë të lartë. Shkencëtarët vendosën ta hulumtojnë këtë rast dhe arritën në përfundimin se u infektuan me koronavirus 12 pasagjerë që ndodheshin në biznes class dhe dy të tjerë në klasin “ekonomik” si dhe një stjuardesë.

Gjatë fluturimit asnjëri nga rastet e reja me Covid-19 nuk kishte pasur simptoma. Shkencëtarët kanë dëshmuar se “qarkullimi” i ajrit mund të jetë shkak i përhapjes së virusit  dhe se avionët po cilësohen si “vatër” për përhapjen e tij, transmeton abcnews.al

Por këto përfundime kërkojnë  prova më të detajuara nga autoritetet e shëndetit publik, rregullatorët dhe industria e linjave ajrore, deklaruan ekspertët. Zyrtarët shëndetësorë deklaruan se pasagjerëve dhe anëtarëve nuk u ishte kërkuar  të mbanin maska ​​në avionë apo  në aeroporte. Të gjithë pasagjerët nga zonat e infektuara me Covid-19, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, u kontrolluan pas mbërritjes. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!