Lazio i hap rrugë talentit korçar, firmos në Serie B

schedule13:56 - 22 Shtator, 2020

schedule 13:56 - 22 Shtator, 2020

Dean Liço, mesfushori që para pak kohësh iu bashkua të rinjve të Lazios, do të luajë në Itali me skuadrën e Ascoli. Korçari, produkt i klubit Skënderbeu, më parë ka qenë pjesë e Leganes B në Spanjë, ndërkohë që pastaj kaloi te moshat e Sporting Lisbone.

I riu ka të dhëna të mira teknike dhe do mundohet t’i tregojë cilësitë e tij në Itali me klubin e Serie B. Ascoli ka dalë me komunikatë pas nënshkrimit të marrëveshjes me mesfushorin me tipare sulmuese, ndërkohë që bën me dije se kontrata mes tyre është afatgjatë. Kohëzgjatja nuk përcaktohet.

https://www.instagram.com/p/CFbvNPVnUl0/?utm_source=ig_web_copy_link

Liço në të shkuarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Shqipërisë. 20-vjeçari do mundohet të rikthehet sërish pjesë e kuqezinjve dhe sigurisht për këtë do i duhen minuta në skuadrën e re. /abcnews.al