Paolo Maldini dhe Milani janë gjobitur për një ndeshje të 4 korrikut, në sezonin e shkuar futbollistik. Vendimi është publikuar ditën e sotme.
Legjenda kuqezi ka shkelur “Protokollin Shëndetësor”, duke u futur në dhomat e zhveshjes së arbitrave pas ndeshjes që Milani zhvilloi kundër skuadrës së Lazio.
Maldini nuk kishte vendosur maskë dhe kjo është konsideruar e rrezikshme dhe është shoqëruar me një gjobë që kap shifrën e 9 mijë eurove. Nuk ka shpëtuar as Milani, që duhet të paguajë 3 mijë euro gjobë. /abcnews.al