“Më dhe krahë për të performuar”, Ava Max në zi, humb njeriun e shtrenjtë

schedule09:42 - 22 Shtator, 2020

schedule 09:42 - 22 Shtator, 2020

Artistja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Ava Max ka humbur gjyshin e saj. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, ku shkruan se dashurinë për skenën e ka trashëguar pikërisht nga gjyshi, Dionis Koçi, pasi ishte një aktor dhe komedian.

Teksa ka ndarë disa foto në njeriut të saj më të shtrenjtë, Ava shkruan se ai ka qenë mbështetja e tij më e madhe në rrugëtimin e saj artistik, duke shtuar “e di që do të jesh në skenë me mua“.

Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndaj këto foto të tij në Shqipëri duke bërë atë që ai donte. Ai ishte humorist dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij.

Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, shkruan Ava. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!