Reperja e njohur Loredana Zefi është rikthyer pas një kohe në rrjetet sociale. Ajo u largua për pak kohë nga Instagrami dhe ditën e djeshme u rikthye me postime të reja.
24 vjeçarja njoftoi për albumin e ri dhe zbuloi se flet për muajt e fundit të jetës së saj.
“Kam dashur të them diçka por nuk më kanë lejuar të them asgjë. Kjo fjali nuk është thjesht një rresht, por përshkrimi i jetës time në 18 muajt e fundit. Dëgjoni muzikën dhe do të kuptoni historinë time. #Medusa”, shtoi ajo në videon e ndarë me fansat.
LEXO EDHE: Pasi u rikthye në rrjetet sociale, Loredana shton kureshtjen e fansave: Nuk mund të tregoj asgjë
Loredana njëherësh bëri një transformim të madh në dukje, duke u kthyer në një zeshkane të theksuar.
“Sot 23:59”, vazhdoi ajo referuar këngës së re në imazhet e reja ku shfaqet e veshur tërësisht në të zeza dhe me flokë të tillë.
https://www.instagram.com/p/CFZ7YnAlrgC/
Ndërsa në vetëm tetë orë nga lancimi i saj, kënga “Intro” ka marrë shumë klikime dhe është pritur shumë mirë nga fansat.l.k/abcnews.al