Bojkoti i Superiores, Eduard Prodani: As në “Google” nuk gjen si ky rast

schedule23:19 - 21 Shtator, 2020

schedule 23:19 - 21 Shtator, 2020

Eduard Prodani, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News foli për bojkotin e Superiores dhe për kërkesat që klubet kanë ndaj qeverisë.

“Kërkova në ‘Google’ dhe nuk gjeta asnjë rast të ngjashëm. Nuk ka ndodhur në ndonjë ligë tjetër. Po çajmë një rrugë të panjohur. Ka bojkot lojtarësh, por jo të klubeve”, tha fillimisht Prodani, ndërkohë që më pas foli edhe për kërkesat.

“Parimisht kërkesat janë të drejta, përdoren edhe në vende të tjera. Ky është një pozicion kompleks, varet nga ekonomia dhe nga politikat e çdo vendi. Duhet diskutuar dhe analizuar. Nuk luhet kollaj me politika të tilla.

Nëse heqim taksën mbi pagën, i bie të favorizohet ardhja e lojtarëve të huaj. Duhet të zhvillojmë produktin vendas. Presidentët dhe federata duhet të mendonin që të ndërtonin një sistem që e bën futbollin efektiv”. /abcnews.al