Erdogan akuza OKB-së dhe “zjarr” kundër Greqisë: Ata që përpiqen të na injorojnë, po vijnë në tryezë

schedule22:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 22:54 - 21 Shtator, 2020

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë fjalës në OKB i dërgoi një tjetër mesazh direkt Greqisë lidhur me konfliktin për çështjen e detit.

Ata që përpiqen të injorojnë Turqinë dhe të imponojnë hartat e tyre në Mesdheun Lindor (tani) po vijnë në tryezën e negociatave“.

Ne duam të diskutojmë, por të drejtat tona nuk duhet të shkelen, ne duam dialog me propozime të drejta. Ata që qëndrojnë gjatë para nesh do të bien” tha ai.

Erdogan kritikoi OKB-në edhe për situatën e pandemisë. “Kombet e Bashkuara nuk morën masat e nevojshme për të luftuar pandeminë ose për të përmbushur nevojat. Kombet e Bashkuara dështuan edhe një herë gjatë epidemisë” shtoi ai.

Presidenti turk kritikoi strukturën e Këshillit të Sigurimit, duke argumentuar, ndër të tjera, se fati i shtatë miliardë njerëzve nuk mund të varej në mëshirën e pesë vendeve./db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!