Grenell: Në Prishtinë me 13 kaubojë

schedule20:23 - 21 Shtator, 2020

schedule 20:23 - 21 Shtator, 2020

Ambasadori Grenell duke e shpërndarë shkrimin e gazetarit Berat Buzhala, konfirmoi se erdhi me 13 “kaubojë” në Prishtinë. Richard Grenell, emisari i Presidentit Trump, për dialogun Kosovë – Serbi erdhi sot në Prishtinë vetë i 14-i. Bashkë me të janë edhe zyrtarë të shumtë të Departmentit amerikan të Shtetit.

Grenell ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter shkrimin e Buzhalës që mbante titutllin “14 kaubojë në Prishtinë”, duke shkruar “po, është e vërtetë”. Bashkë me shkrimin ai e ka postuar edhe një fotografi të një gruaje me çizme të stilit të kaubojve, që me gjasë është njëra nga zyrtaret amerikane.

Kjo vizitë ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë dy javë më parë, shkruan Express. Javë më parë, në një reagim pas marrëveshjes Kosovë – Serbi, të nënshkruar në prani të presidentit Donald Trump, ish-kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Grenellin “kauboj”. Kurti këtë e ka shkruar, kur po komentonte fushatën zgjedhore në Amerikë. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!