Presidenti Hashim Thaçi dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Thaçi tha se me këtë vlerësohet kontributi i jashtëzakonshëm i Grenell në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Atë që të tjerët s’e bënë, Grenell e bëri shpejt, mirë dhe saktë. Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Jam krenar që kemi punuar ngushtë për rreth dy vite për të arritur këtë marrëveshje”, tha Thaçi. Richard Grenell po zhvillon një vizitë në Kosovë./db/Abcnews.al