Futbollisti shqiptar, Armando Vajushi, po rikthehet në formën e tij më të mirë tek ekipi i Petrolul. Fantazisti kuqezi ka shënuar sot dy gola të tjerë që në pjesën e parë të sfidës në transfertë kundër Csikzereda.
Golin e parë, Vajushi e shënoi me penallti, duke i dhënë avantazhin ekipit të tij. Ndërsa goli i dytë, ishte fantastik. Vajushi lëshon një goditje shumë e bukur nga jashtë zone, duke shtangur portierin vendas dhe duke ccuar shifrat në 0-2.
Këto dy gola të Vajushit, i dhanë fitoren 1-2 Petrolulit, me skuadrën rumune që merr tri pikët e radhës dhe ngjitet në vend të tretë, me 9 pikë të grumbulluara pas katër javësh kampionat./abcnews.al