Intervista vë në siklet Xhensilën: Lekët e kujt ke shpenzuar? Ana e panjohur e showgirl-it

schedule18:40 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:40 - 21 Shtator, 2020

Shumë rrëfime të sinqerta kishte biseda në studion e ‘ABC e pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Intervistat e tij të veçanta zbuluan shumë të reja për jetën e Xhensila Peres. Teksa flitej për vendimarrjen për të qenë vetëm në emër te karrierës, Xhensila pohoi indirekt se edhe pse po investon në karrierë… ka një partner në krahë.

A të thashë gjë unë që jam vetëm?’- I thotë ajo duke buzëqeshur Ermalit.

“Ngacmimet” me pyetje nga ana e prezantuesit të programit nuk kanë përfunduar këtu. Gjatë pyetësorit të shpenzimeve personale ai vijon:

“Për kë i harxhon lekët Xhensila Pere? Kur je single edhe e kamufluar, a ke harxhuar ndonjëherë lekët e tua apo mos ke harxhuar të botës?”

“Kam harxhuar lekët e mia dhe ti e di shum mirë. Jo më larg se dje je dëshmitar që kam shkuar me benzinën time, sa për të puthur mamin dhe babin, dhe u ktheva”.

Për të parë e kuptuar më qartë këtë përgjigje të saj ju ftojmë të ndiqni intervistën e plot në Youtube.

/abcnews.al