Nuk ka meshkuj, kam qarë! Ja çfarë donte shumë në moshën 27-vjeçare Xhensila Pere

schedule18:35 - 21 Shtator, 2020

schedule 18:35 - 21 Shtator, 2020

Në emisionin “ABC e Pasdites” me Ermal Peçi ditën e sotme është diskutuar për dashurinë dhe të qënurin single nga shumë të rinjtë. Të pranishëm në studio ishin Anaid Kaloti, Anxhela Peza dhe Xhensila Pere.

Kjo e fundit gjatë bisedës ka treguar se në moshën 27 vjeçare kishte një dëshirë të madhe për t’u bërë nënë dhe përlotej teksa shihte fëmijët.

“Unë të paktën, ja po e them sot shumë sinqerisht, sepse është orari perfekt për ta thënë.  Unë moshën 27 vjeçare kam ndjerë një dëshirë shumë të madhe për t’u bërë nënë. Dhe çdo fëmijë që shihja të vogël përlotesha. Por, nuk kisha mashkullin ideal, sepse po ta kisha….”

E pyetur nga Ermali nëse dëshirën nuk e realizoi për mungesën e një mashkulli ajo e pohoi me mimikë ndërsa Anaidi shtoi se vajzat thonë shpesh: Nuk ka meshkuj.

Xhensila vijoi duke thënë se paragjykohet shumë shpesh:

“Nuk mund të gjykojnë Xhensilën nga fotot e instagramit. I bie që mami më prit në shpi se mua s’më merr njeri. Meshkujt që do vijnë të më afrohen mua, duhet të më njohin, ta lëmë intagramin pasi është  puna ime”.

/abcnews.al