Në 2-vjetorin e të birit, Jona Spahiu jep mesazhin motivues për të gjitha vajzat dhe gratë

schedule12:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 21 Shtator, 2020

Moderatorja e njohur, Jona Spahiu i është drejtuar të gjitha vajzave dhe grave që ndodhen në të njëjtin pozicion me të.

me një mesazh shumë frymëzues.

Ajoka publikuar në Instagram foto nga ditëlindja e djalit, Raiden dhe bazuar në eksperiencën e saj si nënë ka shkruar disa rreshta që duhet t’i lexoj çdokush.

Ndër të tjera, Jona shprehet se e rëndësishme është që përkrah rolit si nënë, të ndihesh edhe e lirë si gra, e plotësuar dhe të realizosh gjithë endrrat e tua, pa qenë perfekte apo e ekuilibruar.

Ndërkohë mesazhi i moderatores është mbështetur nga shumë vajza të njohura, të cilat kanë komentuar pozitivisht.

Mesazhi i plotë i Jona Spahiut:

Kam shpenzuar shumë kohë në fillim të mëmësisë për të arritur balancën. Midis mëmësisë, punës, kujdesit për veten, kujdesit për të tjerët… është e vështirë, nuk është asnjëherë mjaftueshëm mirë, por ajo çfarë mësova është se balanca nuk më bën mua një nënë të mirë apo shefe të mirë, ose shoqe të mirë. Balanca nuk është qëllimi, sepse askush nga ne nuk po manovron me pesha të barabarta.

Qëllimi është të ndihesh e lirë, e lirë të bësh rolin e prindit pa rregulla, e lirë të punosh dhe ëndërosh pa justifikuar veten. E lirë për të bërë stërvitje ose për të bërë një dush ose të udhëtosh pa u ndjerë fajtore. E lirë të duash partnerin tënd në një mënyrë që të bën të ndihesh sikur çdo version i vetes tënde është i pranueshëm. E lirë që të duash gruan që do të jesh, përkundër asaj që të tjerët duan të jesh…

Kjo është ajo që na bën më të mirat në çfarëdolloj roli që zgjedhim për veten tonë, sepse ato janë tonat. Ne jemi të afta për shumë role, për shumë tituj, për shumë ëndrra dhe kjo nuk kërkon balancë, përkundrazi, kërkon lirinë për të besuar se ne mundemi, pa qenë perfekte dhe të ekuilibruara.l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CFXv5IJh22g/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!