Urimi epik i “princit” për Vidal: Urime vëlla, edhe pse zgjodhe ngjyrat e gabuara

schedule10:16 - 21 Shtator, 2020

schedule 10:16 - 21 Shtator, 2020

Arturo Vidal po kryen vizitat mjekësore dhe më pas do të firmosë kontratën 2-vjeçare me Interin. Mesfushori nga Kili do të bashkohet sërish me Antonio Conten, me të cilin punoi dhe fitoi gjatë kohës kur ishin pjesë e Juventusit.

Të shumta urimet për 33-vjeçarin, teksa Kevin-Prince Boateng nuk e ka kursyer shakanë në postimin drejtuar “vëllait” të tij. “Edhe pse ke zgjedhur të veshësh ngjyrat e gabuara të Milanos, të uroj fat vëllai im“, shkruan Kevin-Prince Boateng.

https://www.instagram.com/p/CFX69d8Ib5R/?utm_source=ig_web_copy_link

Ky i fundit, aktualisht pjesë e Besiktas në Turqi, është aktivizuar në dy periudha të ndryshme me Milanin (2010-2013 dhe janar-gusht në vitin 2016) dhe ka mbetur shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!