Arturo Vidal është më në fund një futbollist i Interit. Antonio Conte e donte me çdo kusht mesfushorin kilen dhe drejtuesit ia dolën t’i plotësonin dëshirën trajnerit. 33-vjeçari ka zbarkuar në Milano mbrëmjen e kaluar, duke i dhënë fund aventurës 2-vjeçare me Barcelonën. “Përshëndetje Milano, përshëndetje Inter, ndodhem këtu“, ishin fjalët e para të lojtarit latin.
Sot do të kryejë vizitat mjekësorë, për të firmosur më pas kontratën me klubin zikaltër. Vetëm 1 milion eurosh në formë bonusesh do të paguajë Interi për kartonin e Vidal, i cili do të firmosë një kontratë 2-vjeçare për një shumë prej 12 milion eurosh në total.
https://www.instagram.com/p/CFXzDbgiqpf/?utm_source=ig_web_copy_link
Të shumtë janë shokët që e kanë uruar për aventurën e re në karrierë, mes tyre edhe Leo Messi. Vidal ishte një ndër miqtë më të ngushtë të “pleshtit” te Barcelona, teksa ky i fundit ka bërë një dedikim që bën të ëndërrojë popullin interist. “Të njihja vetëm si kundërshtar dhe gjithmonë më je dukur fenomen. Më pas pata fatin të të njihja personalisht dhe më ke surprizuar akoma edhe më shumë.
Kemi ndarë shumë gjëra së bashku në këto dy vite, do ndihet mungesa jote në dhomat e zhveshjes. Të uroj gjithë të mirat në klubin e ri. Do të takohemi sërish në të ardhmen, jam i sigurt“, shkruan ylli argjentinas në “Instagram”. /abcnews.al