India mbetet një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92, 605 raste të reja me COVID-19, ndërsa në total numri i të prekurve ka arritur në 5.4 milion.
Sipas autoriteteve 1,133 pacientë kanë humbur jetën duke e çuar në këtë mënyrë në 86,752 numrin e viktimave.
Që nga fillimi i gushtit India ka regjistruar rritje të infektimeve.
/abcnews.al/