Greqia është goditur nga cikloni “Ianos”, ku për pasojë tre persona kanë humbur jetën.
Katastrofa më të madha janë shkaktuar në Thesali dhe Kefalonia. Kryeministri grek ka njoftuar se ditët në vijim do të shkojë zonat e goditura nga cikloni.
Tashmë pasojat e shkaktuara, janë të konsiderueshme, dëmet në infrastrukturë, pritet të ndikojnë në ekonomi.
Lexo edhe: VIDEO/ Cikloni i rrezikshëm mbërrin në Kretë, sheshi i Luanëve kthehet në “Venecia”
Për shkak të fenomeneve të rrezikshme të shkaktuara nga moti i keq, Shërbimi Zjarrfikës ka marrë 2,450 thirrje për ndihmë nga zona të ndryshme në Greqi , që nga nata e 17 shtatorit 2020.
https://www.youtube.com/watch?v=e9IRp3Z6_ow&feature=emb_title
Ministri i Mbrojtjes Civili dhe i Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias ka vizituar ishujt jugore të cilët u goditën nga cikloni Mesdhetar “Ianos”
“ Tashmë jemi përballë një situatë të vështirë dhe është koha për shumë punë. Po punohet për një rikthim të normalitetit në ishullin Kefalonia dhe Ithaca”, tha Hardalias.







/abcnews.al/

