Çifti shumë i dashur për publikun, Elita dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.
Disa ditë më parë “Prive” publikoi një foto ku Elita shihej me barkun e rrumbullakosur, ndërkohë që vetë moderatorja është munduar ta fshehë shtatzëninë duke veshur rroba të gjera.
Së fundmi, u përfol se Gjiko dhe Elita po presin binjakë, por ky lajm është i pavërtetë. “Prive” bën të ditur se çifti do bëhen prindër të një bebushi të vetëm.
Ndwrkohw, lajmin e shtatzënisë së bashku me gjininë Gjiko dhe Elita do e ndajnë në një festë që pritet ta organizojnë së shpejti. l.k/abcnews.al