Dy viktima, një prej të cilëve një fermer shqiptar, dy të zhdukur, si dhe dëme të pallogaritshme. Është ky bilanci i deritanishëm nga cikloni “Ianos” në Greqi. Ai ka lënë pasoja të mëdha në tre ishujt Kefalonia, Ithaca dhe Zakynthos.
Protothema shkruan se sipas ekspertëve është vlerësuar se brenda një nate ra shi sa për pesë muaj, duke shkaktuar dëme në banesa, si dhe duke lënë të mbyllur në shtëpi qindra qytetarë. Shumë shtëpi u përmbytën, ndërsa disa godina të vjetra dhe të dëmtuara u shembën.
Që prej orëve të mëngjesit janë kryer qindra operacione shpëtimi. Ekipet arritën të nxirrnin një burrë të moshuar nga makina e tij, e cila kishte mbetur në një pellg uji.
Shkollat do të jenë të mbyllura të hënën dhe të martën në Kefalonia dhe Ithaca./mv.abcnews.al