Sot nis sezoni i ri në Seria A më dy sfidat Fiorentina-Torino dhe Hellas Verona-Roma. Ministri i Sporteve të shtetit italian, Vincenzo Spadafora lajmëroi ditën e djeshme rikthimin e tifozëve gradualë në stadiume.
1 mijë persona për ndeshja, kjo është shifra fillestare e tifozëve që do të lejohen, teksa strikte janë rregullat e përcaktuara. Të gjithë do të jena të pajisur me maska transparente dhe nuk do të lejohet nxjerra e pankartave apo mbajtja e flamujve.
LEXO EDHE: “Gomarllëku i radhës në këtë futboll të sëmurë”, shpërthejnë ultrasit në Itali
Jo vetëm kaq, pasi tifozët italianë, përveçse duhet të mbajnë distancë sociale mes tyre, duhet ta shohin ndeshjen ulur. Biletaritë do të qëndrojnë mbyllur dhe tifozët do i blejnë biletat online.
Klubet do të mbajnë emrat e të pranishmëve për 14 ditë, në mënyrë që t’i paralajmërojnë ata në rast se ndonjë prej tyre rezulton pozitiv me Covid-19. /abcnews.al