Një gol fantastik i shënuar në Poloni, me një kthesë befasuese që e çoi dëm edhe përpjekjen e portierit për ta devijuar topin.
Merveille Fundambu, pasi kishin kaluar 32 minuta lojë, i habiti të gjithë me një kthesë në hyrje të zonës dhe e çoi drejt e në rrjetë, duke i dhënë epërsinë skuadrës së Widzew Lodz kundër Stomil Olsztyn. /abcnews.al