Arijanet Muric ndryshon klub dhe kampionat. Portieri i Kosovës, i cili është nën kontratë me Manchester City, do të luajë sezonin e ardhshëm në Spanjë. Girona, klubi katalanas, ka njoftuar ditën e djeshme huazimin e portierit nga klubi anglez.
Vitin e shkuar Muric u aktivizua në Championship me Nottingham Fortest. Ai e nisi si titullar, duke luajtur në katër ndeshjet e para në muajin gusht. Më pas qëndroi në stol, por kjo nuk e penalizoi me Kosovën.
Arijanet Muric es converteix en porter del Girona ?⚽️
➡️ El futbolista kosovar arriba cedit pel Manchester City.
+INFO https://t.co/QZwb34AzEU #GironaFC pic.twitter.com/MkCTTR1Syr
— Girona FC (@GironaFC) September 18, 2020
Challandes e kishte zgjedhje të parë shtatlartin, i cili është i gjatë 198 centimetra. Portieri 21-vjeçar tani po bëhet gati për një eksperiencë të re dhe normalisht këtë sezon synon të luajë rregullisht dhe të rritet në aspektin profesional. /abcnews.al

