Për prodhuesit e qershisë ky sezon do jetë nga më të vështirët. Dhe pse kanë pasur superprodhim, nuk ka shitje. Fermerët thonë se duhet të ishte një qendër grumbullimi dhe përpunimi.
Tonelata qershi varen në degët e pemëve në Dibër. Por fermerët nuk po shesin mallin ose një pjese e tij iu blihet me çmim fare të ulët.
“Nga gjithë ky prodhim që mund të jenë 20-30 kuintalë kam shit vetëm 5 kuintalë me 500 lekë. Kam paguar 20 lekë argatin dhe 300 lekë veç për kafen”.
Dibra është një nga prodhuesit dhe furnizuesit kryesor në vend me qershi.
Janë reth 2500 ha të mbjella ne rang qarku vitet e fundit. Prodhim i bollshëm dhe tregu i mbushur.
“Jemi të grupuar, jemi shumë fermerë që diskutojmë por ne kemi mundësi shumë të vogla se nuk kemi aq kapital që të bëjmë një frigorifer super që të mbledhin edhe të tjerët”.
“Nuk i marrin se i ka kaluar afati”.
Por edhe në këtë superprodhim nuk ka një qendër grumbullimi dhe përpunimi. Tregtarët e shumicës i marrin qershinë 40 deri 50 lekë për kg. Kurse fermerët tregojnë se vetëm vjelësin duhet ta paguajnë 20 lekë të reja për kg.
“Këtu është skandal, këtu merr veten në qafë as 400 lekë të vjetra nuk shitet malli”.
Fermerët thonë se janë me humbje dhe nëse nuk do të sigurohet një treg apo një grumbullimi, vitin tjetër situata do jetë e njëjtë.
“Ministri i Bujqësisë duhet të bëjë kontrata me ato vende të ftohta që nuk bëhet qershia”
Ndryshe nga sezonet e kaluara, kësaj here munguan të gjithë tregtarët nga vendet lindore. Kjo ka bërë që çmimi i nje kilogrami qershi të ulet në mënyrë drastike. /abcnews.al