Ndërsa kanë kaluar vetëm pak orë nga publikimi, albumi i Ava Max që mban titullin “Heaven and Hell” ka shënuar suksesin e parë. Artistja me origjinë shqiptare ka bërë me dije se albumi i saj është renditur në vendin e parë, duke lënë pas emra të njohur me famë botërore si Alisia Keys, Keith Urban dhe Marilyn Manson.
E emocionuar për këtë sukses, ylli i hitit “Kings & Queens” ka falenderuar fansat për mbështetjen që i kanë dhënë. Albumi përmban 15 këngë, disa prej të cilave janë publikuar më parë. Ky është suksesi i parë i artistes me origjinë shqiptare, e cila premton të jetë një zë i fuqishëm i industrisë muzikore botërore.
View this post on Instagram
Kujtojmë që pak ditë më parë, duke mbi projektet dhe albumin, Ava tha se “muzika është një ilaç” për të, dhe se ndihet me fat që puna e saj është vlerësuar. Përsa i përket planeve të së ardhmes, artistja e hitit “Kings & Queens” tha se kishte planifikuar një turne në SHBA në shtator dhe tetor të këtij viti, por për shkak të situatës nga Covid-19 është anuluar. xh.d/abcnews.al