Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ambasadat në Kosovë: Kundër çdo përpjekje që zhvlerëson misionin e Dhomave të Specializuara

schedule19:52 - 18 Shtator, 2020

schedule 19:52 - 18 Shtator, 2020

Shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një deklaratë të përbashkët i kanë bërë thirrje qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje që zhvlerëson misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

“Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i bëjnë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë çdo përpjekje për të prishur ose zhvlerësuar misionin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) dhe të Zyrës së Prokurorisë së Dhomave të Specializuara (ZPDhS), si dhe që të sigurojnë që ato të kryejnë misionin e tyre në përputhje me Kushtetutën.

Po ashtu kanë vlerësuar Kryetaren e Kuvendit të Kosovës që vlerësuar propozimin e Presidentit për ndryshim te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese në Hagë si dhe Zyrën e Prokurorit Special të Republikës së Kosovës për respektimin e autoritetit të ZPDhS-së, për të hetuar zbulimin e mundshëm të paligjshëm të dokumenteve dhe informatave të besueshme, njëkohësisht duke ofruar ndihmën e saj sipas nevojës”, thuhet në komunikim.



/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!