Sytë nga shorti. Ëndrra e Tiranës për të marrë pjesë në grupet e Europa League nuk është e fshehtë, ndërkohë që ka mësuar edhe rivalin në fazën “play-off” të këtij kompeticioni dhe rrjedhimisht është shkallën e vështirësinë.
Skuadra e Young Boys do të përballet me 1 tetor me ekipin e drejtuar nga Emanuel Egbo, i cili pas titullit kampion dhe kalimit të turit të parë të Champions, dëshiron ta shkruajë sërish emrin në historinë e 25 herë kampionëve të vendit. E vështirë, kur përballë do ketë kampionen e Zvicrës dhe i duhet të luajë jashtë.
Tirana ishte eliminuar nga Champions League prej kampionëve të Serbisë, Crvena Zvezda në turin e dytë. Më parë kishin eliminuar Dinamo Tbilisi. Në play-off bardheblutë u kualifikuan falë fatit që kishin në short, pasi ata dhe Ludogorets nuk patën nevojë të luanin në turin e tretë të Europa League.
Edhe Drita kampione e Kososëv e ka mësuar kundërshtarin nëse kalon në “play-off” të Europa League. Gjilanasit duhet të kalojnë polakët e Legia Varshava, për t’u ndeshur me azerët e Qarabag. /abcnews.al