Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu është takuar me drejtuesen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.
Takimi zhvillohet në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Sipas burimeve të ABC News mësohet se në takimin mes drejtorit të Policisë dhe drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda diskutohet për bashkëpunimin mes institucioneve të tyre në kuadër të hetimeve të përbashkëta.
Ky takim është kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. /abcnews.al

