Çfarë tregojnë ushqimet e preferuara për trupin tuaj

schedule12:06 - 18 Shtator, 2020

schedule 12:06 - 18 Shtator, 2020

Mund të shkoni të flini dhe të zgjoheni duke menduar akoma për një copë çokollatë të shijshme apo për ushqime pikante. Këto lloje dëshirash mund të tregojnë shumë për trupin, si përshembull nënkupton se jeni të stresuar apo se keni mungesë të lëndëve ushqyese të caktuara.

Ushqimet pikante

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Ushqimet pikante përveçse përshpejtojnë metabolizmin, përmbajnë kapsaicinë që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes së kyçeve dhe muskujve. Mund ta konsumoni në mënyrë të pavetëdijshme dhe të mos e kuptoni se ju bën shumë mirë.

Çokollata e zezë

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Disa çokollata të zeza përmbajnë më shumë kafeinë sesa një kanaçe Cola. Ky pëtbërës ju bën më energjik dhe stimulon sistemin nervor qendror. Pra, çdo herë që ndiheni të lodhur dhe të përgjumur, është normale të dëshironi një copë çokollatë për të qenë sa më produktiv. Por, dëshira për të ngrënë çokollatë tregon gjithashtu se mund të keni mungesë magnezi.

Gjalpë kikiriku

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Në përgjithësi, gjalpi i kikirikut është i pasur nga ana ushqimore. Ai përmban një përbërës që përdoret për ilaçe, kryesisht për uljen e nivelit të kolesterolit. Gjithashtu dëshira për të konsumuar gjalp kikiriku tregon se trupi nuk merr sasinë e nevojshme të lëndëve ushqyese. Ai është burim i proteinave, antioksidantëve, yndyrës, hekurit, magnezit dhe kalciumit.

Akulli

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Dëshira për të përtypur akull shpesh shoqërohet me një mungesë hekuri. Mund të ndodhë me ose pa anemi. Një tjetër version më pak i njohur se pse mund ta keni këtë dëshirë është stresi dhe problemet emocionale.

Ëmbëlsirat

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Përmbajnë karbohidrate. Disa studiues e lidhin dëshirën për konsumimin e ëmbëlsirave me humorin e ulët dhe stresin. Ngrënia e tortës çliron hormonin e lumturisë të quajtur serotonin.

Mishi dhe hamburgerët

7 Cravings That Can Tell You What Your Body Actually Needs

Nëse papritmas keni filluar të dëshironi hamburgerë, mendoni se çfarë saktësisht po ju bën t’i dëshironi ato. Mund të jetë mishi, pasi përmban shumë proteina që mund t’i mungojnë trupit. Gjithashtu mishi i kuq përmban hekur, zink dhe vitaminë B. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!